Telegrafi

Berbatov: Nuk është befasi që Liverpooli e dëshiron Havertzin

Ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov ka thënë se nuk është i befasuar që Liverpooli po e shikon sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.

Havertz ka shkëlqyer për klubin e tij këtë sezon dhe shënoi dy herë në fitoren 4-1 kundër Werder Bremen të hënën në mbrëmje ndërsa Bundesliga u kthye javën e kaluar.

Talenti gjerman vazhdoi formën e mirë edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë) ndaj Borussia Monchengladbach, ku gjithashtu shënoi dy gola tjera.

Lexo po ashtu Bayer Leverkusen kërkon 100 milionë euro për Havertzin

Forma e tij e lartë dhe mosha e re kanë bërë që shumë klube të duan shërbimet e tij dhe njëra nga to është Liverpooli.

“Havertz duhet të mësohet me fjalët që janë bërë rreth tij pas dy golave ​​të tij të hënën në mbrëmje sepse skuadrat do të vijnë pas tij”, ka thënë fillimisht Berbatov për Betfair.

“Ai ka cilësi të mjaftueshme dhe nëse ai vazhdon rrugën që po bën, ekipet do të jenë akoma aty duke e kërkuar, ato nuk do të largohen”.

Lexo po ashtu Kai Havertz, objektivi kryesor i Real Madridit

“Të gjithë sytë janë te Bundesliga për momentin dhe kur shënoni gola dhe luani një futboll të mirë nuk është për t’u habitur që skuadrat si Liverpooli ju dëshirojnë”, përfundoi bullgari, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe vet te Leverkuseni.

Ndryshe, gjermani vlerësohet së paku 100 milionë euro nga Leverkuseni, ndërsa pëlqehet nga klube tjera të mëdha si Real Madridi dhe Manchester City. /Telegrafi/