Ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov ka thënë se nuk është i befasuar që Liverpooli po e shikon sulmuesin e Bayer Leverkusenit, Kai Havertz.
Havertz ka shkëlqyer për klubin e tij këtë sezon dhe shënoi dy herë në fitoren 4-1 kundër Werder Bremen të hënën në mbrëmje ndërsa Bundesliga u kthye javën e kaluar.
Talenti gjerman vazhdoi formën e mirë edhe gjatë ditës së sotme (e shtunë) ndaj Borussia Monchengladbach, ku gjithashtu shënoi dy gola tjera.
Forma e tij e lartë dhe mosha e re kanë bërë që shumë klube të duan shërbimet e tij dhe njëra nga to është Liverpooli.
Kai Havertz in his last 10 games for Bayer Leverkusen:
⚽️ vs Union Berlin
⚽️ vs Porto
🅰️ vs Augsburg
⚽️🅰️🅰️ vs Porto
🅰️ vs RB Leipzig
🅰️ vs Union Berlin
⚽️🅰️ vs Eintracht
⚽️ vs Rangers
⚽️⚽️ vs Werder Bremen
⚽️ vs GladbachHe's been absolutely on fire! 🔥🔥 pic.twitter.com/oKtiMPT9zG
— Sofascore (@SofascoreINT) May 23, 2020
“Havertz duhet të mësohet me fjalët që janë bërë rreth tij pas dy golave të tij të hënën në mbrëmje sepse skuadrat do të vijnë pas tij”, ka thënë fillimisht Berbatov për Betfair.
“Ai ka cilësi të mjaftueshme dhe nëse ai vazhdon rrugën që po bën, ekipet do të jenë akoma aty duke e kërkuar, ato nuk do të largohen”.
“Të gjithë sytë janë te Bundesliga për momentin dhe kur shënoni gola dhe luani një futboll të mirë nuk është për t’u habitur që skuadrat si Liverpooli ju dëshirojnë”, përfundoi bullgari, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe vet te Leverkuseni.
Ndryshe, gjermani vlerësohet së paku 100 milionë euro nga Leverkuseni, ndërsa pëlqehet nga klube tjera të mëdha si Real Madridi dhe Manchester City. /Telegrafi/