Rep-artisti i ri, Berato, ka publikuar së fundmi këngën e tij të re.
“Bomba” mban titullin projekti i tij më i ri muzikor – një këngë tipike verore.
Kënga është punuar nga producenti Cekic Beatz, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur vet Berato.
“Bomba” është realizuar edhe me klip, në të cilin artisti vjen me një performancë mjaft atraktive.
Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit FullMoon. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=152qAIhc_AI&feature=youtu.be&fbclid=IwAR1x1nmE8cALQH1yQ577Hl2Pa8KQNiD6XcgqLq1TXYfJVEe8enQnL-g9z6M