Lajm i keq për Kombëtaren në prag të ndeshjeve vendimtare me Çekinë dhe Ukrainën në Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi Berat Gjimshiti është lënduar me skuadrën e tij Atalanta në ndeshjen kundër Udineses duke dalë nga fusha në minutën e 25-të.
Pas një përplasjeje me Thauvin, kapiteni i Shqipërisë u rrëzua në tokë dhe më pas trajneri u detyrua ta zëvendësoj.
#SerieA | #Atalanta–#Udinese, infortunio per #Djimsiti https://t.co/4wJcEf1W7d
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) November 10, 2024
Nuk dihet se në çfarë shkalle është lëndimi dhe nëse ai do të mungojë me Shqipërinë.
E pabesueshme është fakti që Gjimshiti është dëmtuar tre herë para ndeshjeve të Ligës së Kombeve, në shtator, tetor dhe tani në nëntor. /Telegrafi/