Site icon Telegrafi

Berardi te Interi, mund të kryhet në janar

Sulmuesi italian, Domenico Berardi po kalon ditët e fundit tek Sassuolo.

22-vjeçari që ka treguar një formë të shkëlqyer në vitet e fundit është objektivi kryesor i Interit për fazën ofensive.

Në Itali e bëjnë të kryer faktin që sulmuesi italian do t’i bashkohet Interit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Reprezentuesi italian iu bashkua Sassuolos për 10 milionë euro nga kampionët në fuqi Juventus.

Mirëpo Inter është skuadra e vetme që e kërkon me ngulm 22-vjeçarin dhe pritet ta finalizojë marrëveshjen në janar.

Transferimi i Berardit në ‘Giuzeppe Meazza’, pritet t’i kushtojë zi kaltërve rreth 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version