Forma e lartë e Liverpoolit në këto dy sezonet e fundit në krye me Jurgen Klopp, ka bërë që disa lojtarë ta kërkojnë transferimin në Anfield Road.
Njëri ndër lojtarët që e dëshiron transferimin te skuadra angleze gjatë afatit kalimtar të verë, është edhe sulmuesi i Sassuolos, Domenico Berardi.
“Nëse një ofertë arrin, do ta shqyrtojë me klubin. Nëse dëgjoj që është marrëveshja e duhur, atëherë do t’i them klubit që dua të shkoj”, ka thënë sulmuesi italian.
“Po të ishte mundësia të zgjedhja, atëherë nuk do të mendohesha dy herë që të transferohem te Liverpooli. Dua ta testojë veten në nivele të larta, nuk kam frikë, nëse vije mundësia, do ta marr”, ka shtuar më tej Berardi.
Afati kalimtar veror do të tregojë nëse Liverpooli do të tentojë transferimin e sulmuesit të Sassuolos apo do të shikojë ofertat tjera. /Telegrafi/