Me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, anëtarë të kryesisë së LDK-së kanë bërë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
LDK-ja shpreh falënderim ndaj prijësit të idealit për liri dhe pavarësi, Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë rrugëtim drejt realizimit të ëndrrës shekullore për pavarësi.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka shprehur dhimbje për mungesën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.
“Vërehet mungesa e Presidentit Rugova në ruajtjen e miqve që ndihmuan Kosovën në shtetoformim”, ka thënë Beqiri. /Telegrafi/