Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë se nuk ka arsye të mos ulen e të bisedojnë për çështje të ndryshme, ndërsa tha se ma në fund pas një viti Komisioni për Punë të Jashtme mblodhi aq shumë deputetë e po debatojnë.
Deputeti i LDK-së tha se çështja e demarkacionit është një çështje e ndjeshme, por sipas tij, ka bazë ligjore dhe do ta përkrahin që Projektligji të shkojë për votim në seancë.
Ndryshe, Komisioni për Punë të Jashtme po shqyrton Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi. /Telegrafi/