Telegrafi

Beqiri e Krasniqi drejtuan dy ndeshje hendbolli në Slloveni

(Foto: kosovahandball.info)

Dyshja e gjyqtarëve të hendbollit nga Kosova, Eshref Beqiri e Ilir Krasniqi, kanë drejtuar dy ndeshje evropiane në fundjavë.

Vushtrriasit ishin deleguar nga EHF-ja për të drejtuar dy sfidat e raundit të parë të Kupës Evropiane mes Maccabi Rishon Lezion (Izrael) dhe RK Slovenj Gradec (Slloveni).

Të dy ndeshjet u luajtën në Slovenj Gradec të Sllovenisë. Ndeshjen e parë e fitoi skuadra izraelite me rezultat 31-27.

Të dielën, skuadra sllovene fitoi me 38-32 dhe kështu avancoi në raundin e dytë të Kupës Evropiane për hendbollistë.

EHF-ja tashmë rregullisht delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshje të kupave evropiane.