Site icon Telegrafi

Beqiri beson se Demarkacioni do të kalojë

Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën dhe Projektligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi do të përcillet në Kuvendin e Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo çështje është rritur dhe se LDK ka vullnet për të kaluar këtë projektligj.

Lexo po ashtu Hoyt Yee telefonon Mustafën, të hënën demarkacioni shkon në Kuvend

“Kur bëhet koalicioni qeverisës, në këtë rrugëtim mund të paraqiten çështje të rëndësisë së veçantë, siç është Demarkacioni. Ajo që mund të them unë është se në LDK ka vullnet të jashtëzakonshëm për Demarkacionin. Ka pasur rezerva, por gjithmonë të gjendet rrugëzgjidhje. Demarkacioni o sot, o në legjislaturën tjetër do të jetë në tavolinë dhe do të votohet”, ka thënë Beqiri, duke shtuar se beson se Demarkacioni do të kalojë.

Exit mobile version