Telegrafi

Beqiraj: Ndeshje e çuditshme, Kosova ekip shumë i mirë, barazimi real

Fatos Beqiraj , (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Sulmuesi i Malit të Zi, shqiptari Fatos Beqiraj, ka folur pas ndeshjes me Kosovën që u mbyll 1-1.

Ai tregoi që nuk ka dashur që shorti t’i bie ndaj Kosovë, por janë gjëra që ndodhin.

Sipas tij rezultati është real, ndërsa e përgëzon Kosovën për lojën.

“Normalisht ndjenjë e çuditshme. Qe një vit kur u hodh shorti, para tij, nuk kam dashur të përballem me Kosovën”.

Fatos Beqiraj (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

“Ka qenë ndeshje jo si të tjerat. E kam shikuar nga aspekti sportiv. Jam qe 10 vite pjesë e Mali të Zi dhe e kam shikuar sportivisht”.

“Ishte lojë korrekte, karakteristike pa publik, me vetëm 100 njerëz në stadium. Rezultati është i kënaqshëm për të dyja palët. Dy ekipet i kanë pasur rastet e veta”.

“Largimi i trajnerit dhe dy lojtarëve? Krejt ka ndodh disa orë para ndeshjes. Kishte ndikim të madh në ekip. Ky rezultat pas atyre që ndodhën duhet t’i kënaqë njerëzit e federatës”.

“Rekordi? Sot ishte paraqitja e 62-të. Jam krenar për këtë gjë. Duhet të mendojmë për lojën me Çekinë”.

“Për Kosovën kam ditur shumë. I kam përcjell krejt ndeshjet. Nëse jo direkt i kam shikuar sekuencat dhe rezultatet. Ka një kombëtare shumë të mirë me shumë lojtarë cilësor. I uroj shumë sukses në të ardhmen”, ka thëne Beqiraj. /Telegrafi/