Fatos Beqiraj është larguar nga elita e futbollit polak ku qëndroi për gjashtë muaj te Wisla Krakow.
Sulmuesi pejan nuk arriti të ambientohet në futbollin polak ku në 10 takime nuk ka shënuar asnjë gol.
Kjo ka bërë që klubi polak ta huazojë lojtarin në kampionatin izraelit, tek skuadra Bnei Yehuda.
32-vjeçari do të qëndrojë tek kjo skuadër i huazuar për gjashtë muaj, ku synon ta rikthejë formën më të mirë.
Aktualisht Bnei Yehuda zë vendin e fundit në elitën e futbollit izraelit dhe ka nevojë të madhe për golat e Beqirajt.
Për sulmuesin pejan është një rikthim në këtë shtet, pasi ai më parë ka luajtur edhe për Maccabi Netanya,
Reprezentesi i Malit të Zi ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme, pasi ka luajtur në Budocnost, Dinamo Zagreb, Changchun Yatay, Dinamo Minsk, Dynamo Moskë dhe Mechelen. /Telegrafi/