Site icon Telegrafi

Beqarja që po ndan çiftet, ndez sërish probleme në Big Brother (Foto)

Katerina u bë xheloze pas afrimeve të Lupçes me Ambrën gjatë një lojë dhe këtë ja shprehu edhe më herët partnerit të saj, Lupçes.

Por mërzitja e Katerinës zgjati gjatë dhe kur Lupçe u fut në dhomën e liderit, ajo i kërkoi të largohej dhe të shkonte të flinte vetëm. Lupçe nuk e zgjat shumë këtë herë, por merr rrobat e tij dhe largohet nga dhomë e liderit.

Fiorentina e pyet më pas se pse nuk fle me Katerinës, mos ndoshta janë zënë, por Lupçe i thotë se është shumë vapë dhe mohon të jetë grindur me Katerinën.

Por Fiorentina nuk e beson shumë dhe shkon te Katerina. “Pse fle vetëm? Pse iku Lupçe?”, i thotë ajo Katerinës, e cila i përgjigjet që nuk e di pse ai iku.

“Nuk është mirë të ju shohin kështu. Nuk ka lezet, ju shohin të tjerët”, i thotë Fiorentina.

Ajo duket e vendosur për ta pajtuar çiftin. Shkon sërish te Lupçe. “Pa çohu një çik ti. Ajo më tha që nuk të kishte thënë asnjë. Pse ike?”.

“Çfarë t’i bëj unë asaj boll i jam lutur, pse më rri mua me turinjtë varur”, thotë Lupçe.

Por duket se Fiorentina ja ka zbuluar pikën e dobët. Ajo i flet për lojën dhe se në këtë mënyrë ai rrezikon, sipas saj dhe këtu Lupçe nuk mund të kundërshtonte më.

Më në fund Fiorentina, ja arriti qëllimit dhe Lupçe iu bashkua Katerinës, megjithëse i qëndronte larg në krevat, ata e kaluan natën bashkë.

Exit mobile version