Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim të hënën ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell.
Beqaj pas takimit me ambasadorin O’Connell tha se fokusi i kësaj ministrie do të jetë promovimi dhe mbështetja e ndërmarrësve të rinj të cilët kanë ide inovative.
“Ne si Ministri e Inovacionit dhe e Ndërmarrësisë do të fokusohemi në aktivitete inovative të cilat kanë efektet në ekonomi”, tha ai duke shtuar se do të përgatitet formimi i Këshillit për Inovacion dhe Ndërmarrësi.
Beqaj ka premtuar se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), do të jetë një avokatë i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në raport me Qeverinë e Kosovës.
Ndërsa, ambasadori Ruairí O’Connell nuk është prononcuar për mediet pas takimit . /Telegrafi/