Telegrafi

Beqaj: Shteti i Iowas po kontribuon shumë për zhvillimin ekonomik të Kosovës

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, sot ka takuar delegacionin e Iowas që po qëndron këto ditë në vendin tonë. Në një takim të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ministri Beqaj ka bashkëbiseduar me delegacionin nga Iowa për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha në mes të Kosovës dhe shtetit të Iowas.

Ai ka falënderuar shtetin e Iowas për kontributin e dhënë në vazhdimësi për Kosovë dhe ka shprehur interesimin e tij dhe të Kosovës për fuqizim dhe intensifikim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Lexo po ashtu Delegacioni nga Iowa vazhdon vizitën në Kosovë

“Shteti i Iowas po kontribuon shumë për zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, për këtë i falënderova dhe u pajtuam për fuqizim dhe intensifikim të bashkëpunimit”, tha Beqaj pas këtij takimit, përcjell Telegrafi.

Delegacioni i shtetit të Iowas po qëndron për një vizitë në Kosovë, gjatë së cilës, ky delegacion ka takuar udhëheqësit më të lartë shtetëror dhe institucional. /Telegrafi/