Telegrafi

Beqaj pjesëmarrës në Konferencën ministrore të OECD-së

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisësë, Besim Beqaj, do të udhëtojë për në Francë, ku do të marrë pjesë në Konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

Konferenca ka për temë “Qeverisjen e mirë publike – për qytetarët dhe bizneset”, ku do të trajtohen çështje si transformimi i administratës publike në shërbim të qytetarëve gjatë sfidave.

Gjatë sesioneve të kësaj konference do të diskutohen qasjet inovative në qeverisjet bashkëkohore dhe kompleksiteti i nevojave të qytetarëve. /Telegrafi/