Site icon Telegrafi

Beqaj merr pjesë në Dialogun Ekonomik dhe Financiar në Bruksel

Me ftesë të Presidencës se Këshillit të Bashkimit Evropian, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, do të përfaqësojë Kosovën në Dialogun Ekonomik dhe Financiar në mes të Bashkimit Evropian, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, në nivel politik, që mbahet në Bruksel.

Fokusi i këtij dialogu do të jetë forcimi i kornizës fiskale si kontribut në konvergjencën ekonomike.

Në këtë takim, Beqaj do të prezantojë objektivat e politikës fiskale që janë vazhdimi i investimeve kapitale, racionalizimi i shpenzimeve operative, borxhi i jashtëm, përmirësimi i efektivitetit të subvencionimit, mobilizimi i të ardhurave përmes zgjerimit të bazës tatimore e jo rritjes së tatimeve, rritja e eksporteve dhe zhvillimi ekonomik i vendit.

Ai gjithashtu do të potencojë ndikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në buxhetin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version