Sot kanë arritur në Kosovë dy këshilltarët politikë të kancelares gjermane Angela Merkel.
Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker, pak minuta më parë kanë arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ku janë pritur nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Ata tashmë kanë nisur takimin me kryeministrin, e që sipas të gjitha gjasave tema e diskutimit do të jetë heqja e taksës dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë.
Njohësi i çështjeve politike, Belul Beqaj, ka thënë për Telegrafin se nga qëndrimin i kancelares Merkel, edhe dy këshilltarët e saj e dinë që tarifa po përdoret si pretekst i Serbisë për të shmangur vazhdimin e dialogut
“Të gjithë që e përcjellin me kompetence procesin e dialogut e dinë se tarifa nuk ka lidhje me dialog. Duke ditur qëndrimin publik të Merkel, besoj se edhe këta zyrtarë e dinë se tarifa po përdoret si pretekst i Serbisë për të shmangur vazhdimin e dialogut që e ka rezultat ndarjen e Kosovës, këtë edhe sot e përsëriti presidenti Vuçiq i cili mohoj pikat kufitare të Kosovës me Serbinë. Prandaj, mendoj se këta zyrtare gjerman do të kenë mirëkuptim pse pala kosovare është pro mbajtjes së tarifës deri sa të mos ketë garanci se ndarja e shtetit të Kosovës nuk do të ndodhë”, është shprehur ai.
Kujtojmë që edhe zyrtarët amerikanë të cilët qëndruan në Kosovë, kërkuan nga politikanët që të flasin me një zë në mënyrë që të fuqizohet roli i Kosovës në dialog./Telegrafi/