Anëtari i Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri nga radhët e PDK-së dhe ish-ministri i Financave, Besim Beqaj, në një prononcim për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se Qeveria nuk ka pasur asnjëherë kontratë me “AXOS”-in, prandaj kjo kompani nuk mund ta padisë Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Sipas tij “AXOS”-i, deri sa nuk ka pasur kontratë të nënshkruar nuk ka pse ta padisë Qeverinë e Kosovës e as asnjë institucion.
“’AXOS’-i ka qenë i shpallur fitues dhe nga momenti i shpalljes fitues e deri në nënshkrim të kontratës ka shumë negociata. Kam parë gjatë këtyre ditëve prononcime rreth kontratës dhe dokumenteve, të cilat kanë shkuar në arbitrazhe. Qeveria e Kosovës duhet të jetë e përgatitur në mënyrë profesionale për t’i mbrojtur institucionet e veta, respektivisht marrëdhëniet që i kanë zhvilluar me investitorët potencialë. Më këtë dua të them se Qeveria e Kosovës, nëse nuk ka kapacitete profesionale për ta bërë mbrojtjen, duhet të marrë njerëz shtesë për ta bërë mbrojtjen. Nëse flasim për ‘AXOS’-in dhe deklaratën e bërë se Qeveria duhet pasur kujdes kur të nënshkruan kontrata edhe njëherë dua ta theksoj se Qeveria nuk ka pasur asnjëherë kontratë më ‘AXOS’-in”.
“‘AXOS-i ka qenë i shpallur fitues dhe nga momenti i shpalljes fitues e deri në nënshkrim të kontratës ka shumë negociata, pra nuk kemi të bëjmë me mosrespektim të kontratës, por kemi të bëjmë me ndërprerje të procesit para nënshkrimit të kontratës dhe në bazë të ITP-së, që është dokumenti mbi procedurën e tenderit, neni 1, pika 5, që i jep qeverisë të dejtë në çdo kohë që ta ndalë procesin deri në nënshkrim të kontratës pa shpjegim për ofertuesin dhe kjo nuk i jep të drejtë ofertuesit në asnjë rrethanë as ta padisë qeverinë, as këshilltarët e qeverisë, e as çfarëdo agjencie tjetër”, ka deklaruar Beqaj për gazetën “Epoka e re”.
Sipas ti, kjo situatë është krejtësisht e qartë dhe vetëm duhet përgjegjësi shtetërore dhe institucionale për ta paraqitur këtë rast atje./Telegrafi/