Serbët të martën në mesditë nisën marshin në fshatin Uglar të Fushë Kosovës.
Atyre u printe zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Branimir Stojanoviq, i cili po i drejtonte në tubimin parazgjedhor të Listës Serbe.
Programi s’ka si të nis ndryshe përpos me himnin e Serbisë, ndonëse gara po bëhet në zgjedhjet nacionale të Kosovës.
Por, në tubimet e Listës Serbe, pati edhe përfaqësues të Beogradit.