Site icon Telegrafi

Beograd, fillon procesi i parë për masakrën e Srebrenicës

Sot pritet të fillojë procesi gjyqësor kundër tetë të pandehurve që akuzohen se kanë marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës në Bosnje e Hercegovinë, më 1995.

Tetë të pandehurit përballen me gjykatën për krime lufte në Beograd me akuzën se kanë urdhëruar apo kanë marrë pjesë në vrasjen e qindra myslimanëve në qytezën e Kravicës, afër Srebrenicës.

Kjo është hera e parë që Serbia gjykon persona ndaj të cilëve dyshohet se kanë qenë të përfshirë në masakrimin e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë të Srebrenicës.

Të tetë personat dyshohet se janë pjesëtarë të njësisë speciale të policisë serbe të Bosnjës, “Jahorina”.
Këtu përfshihet edhe komandanti i njësisë, Nedeljko Milidragoviq, i cili akuzohet se ka urdhëruar ekzekutimet.

Nëse shpallen fajtor, ata mund të dënohen deri më 20 vjet burg.

Ish komandanti i serbëve të Bosnjës, Rakto Mlladiq, i cili akuzohet se e ka orkestruar masakrën e Srebrenicës, momentalisht po përballet me gjykatën e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi.

Exit mobile version