Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema ka folur për marrëdhënien e tij shumë të fortë me trajnerin Zinedine Zidane duke e cilësuar si vëlla të madh.
Benzema ka qenë lojtari më i dalluar i një sezonit katastrofal për Los Blancos duke gjetur 30 herë golin dhe pas kësaj ka përgëzuar trajnerin Zidane.
“Është shumë e fortë”, ka thënë fillimisht Benzema për Le Quotidien kur u pyet për marrëdhënien e tij me Zidanen.
“Është një marrëdhënie që filloi shumë kohë më parë, e takova para se të ishte trajner dhe ai më ndihmoi shumë. Ne flasim për futboll dhe jetën, ai është si vëllai im i madh dhe më ka ndihmuar shumë”.
“Është më shumë se miqësia, është sikur ai është pjesë e familjes sime, por kjo nuk e ndalon atë që të më qortojë ose në anën tjetër”.
“Koha ime në Real Madrid që nga viti 2009 ka qenë e pabesueshme, me kalimin e kohës, duket shumë e çuditshme për mua”.
“Jam krenar për mënyrën se koha ime këtu shkuar. Nuk është keq për karrierën e një futbollisti, veçanërisht duke qenë në një nga klubet më të mira në botë”.
“Ndihem mirë në këtë klub. Ky sezon ka qenë i komplikuar sepse nuk kemi arritur tituj, por personalisht për mua ishte mirë dhe dua të vazhdoj këtë përmirësim”, përfundoi francezi. /Telegrafi/