Site icon Telegrafi

Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

Ish-ylli i Real Madridit, Karim Benzema ka marrë pjesë në programin “Los Amigos de Edu” me gazetarin Edu Aguirre, ku ka diskutuar për tema të ndryshme. 

Sulmuesi francez reflektoi mbi karrierën e tij të mrekullueshme në ‘Santiago Bernabeu’ teksa diskutoi edhe për aventurën e tij aktuale në Arabinë Saudite. 

Benzema zbuloi se ai u largua nga Real Madridi në kohën e duhur, pasi ka arritur gjithçka që mund të arrinte. 

Pasi fitoi një sërë titujsh dhe siguroi Topin e Artë, ai u ndje se ishte më mirë të largohej në formë të lartë se sa të rrezikonte që niveli i tij të bie sezonin e ardhshëm. 

“Unë kam bërë gjithçka. E nisa si fëmijë dhe i dhashë fund si burrë. Me të gjithë titujt dhe Topin e Artë, unë doja të largohesha me kokën lartë. Askush nuk e di se si do të paraqitesha vitin e ardhshëm”. 

Ai gjithashtu qartësoi se nuk e kishte në plan që t’i bashkohej ndonjë klubi i cili konkurron direkt me Real Madridin, si Paris Saint-Germaini apo Manchester City. 

“Për mua, Real Madridi është klubi më i mirë në botë dhe nuk doja të shkoja dhe të konkurroja për një tjetër skuadër që mund të konkurrojë ndaj Madridit si PSG ose City”. 

Lexo po ashtu Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi

Sa i përket aventurës në Arabinë Saudite, Benzema u shpreh se ndihet rehat atje dhe ndonëse është shumë më ndryshe se sa tek Real Madridi, natyra konkurruese mbetet e njejta. 

“Ndihem mirë këtu, i qetë. Nuk është njësoj si në Madrid, ani pse këtu ju duhet të fitoni gjithmonë. Çdo vit niveli rritet dhe ata kërkojnë tituj nga ju”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version