Karim Benzema ka nxitur dyshime se mund ta vazhdojë karrierën te Manchester Unitedi, pas një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.
Sulmuesi i Real Madridit e ka publikuar në Instagram një fotografi me vajzën e tij, Melia, por një detaj ka tërhequr vëmendje nga ai imazh.
Ndjekësit e francezit e kanë vërejtur se pjesë e fotografisë është edhe një fanellë e Djajve Të Kuq që ndodhet në dhomë.
Nuk dihet nëse vendosja e fanellës së Unitedit ishte e qëllimshme, apo si rezultat i pakujdesisë së 28-vjeçarit.
Sido që të jetë, mundësia që Jose Mourinho të marrë drejtimin e Manchester Unitedit nga sezoni i ardhshëm, e bën akoma më të besueshëm faktin se Benzema mund të transferohet në Old Trafford. /Telegrafi/