Telegrafi

Benzema tashmë ka filluar punën se si të bind Mbappen t’i bashkohet Real Madridit

Karim Benzema i ka konfirmuar Kylian Mbappes se dëshiron ta marrë me vete te Real Madridi.

Sulmuesi i Real Madridit është në një ekip aktualisht me atë të Paris Saint-Germain, pasi që të dy janë francezë.

Kështu. Benzema ka thënë se dëshiron që pas Kampionatit Evropian që mbahet në këtë verë, Mbappe të kalojë te Los Blancos.

“Nëse do të vinte në Real, kjo do të ishte ideale”, ka thënë fillimisht anëtari i skuadrës spanjolle.

“Të gjithë lojtarët e shkëlqyeshëm dëshirojnë të vijnë në Real një ditë kështu që uroj që kjo të ndodhë shpejt, nëse ai dëshiron të largohet nga PSG, domethënë, ata janë gjithashtu një ekip i mirë”.

Benzema i tha Marcas gjithashtu: “Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë, por Mbappe do të ishte i mirëpritur në Real Madrid”.

“Ai është një lojtar që ka të gjitha cilësitë për të qenë një lojtar i Madridit në të ardhmen, shpresoj që kështu do të ndodhë”.

“Nuk më pëlqen ta krahasoj. Ai është ende një lojtar i ri, një fenomen”, ka shtuar më tej francezi për bashkëkombësin e tij. /Telegrafi/