Telegrafi

Benzema shënon golin e parë në finalen e Ligës së Kampionëve, por anulohet nga VAR

Karim Benzema ka zhbllokuar finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit, por goli i tij nuk ka vlejtur.

Në minutën e 43-të ka ardhur goli i parë në sfidën finale të Ligës së Kampionëve në Stade de France.

Është sulmuesi francez, Benzema, i cili ka shfrytëzuar një tollovi brenda zonës për të shënuar për epërsinë 0-1.

https://twitter.com/wikispors/status/1530646889196134403

Fillimisht goli u anulua nga gjyqtarit, por më vonë u konfirmua anulimi edhe pas rishikimit të VAR-it.

Vendimi i VAR-it ishte se u anulua për pozitë jashtë loje. /Telegrafi/