Në një raportim të bërë së fundmi gazetarët Sergio Gomez dhe Alfredo Matilla kanë bërë me dije se legjenda e Real Madridit, Karim Benzema, është duke e konsideruar seriozisht mundësinë e pensionimit nga futbolli në fund të sezonit akutal.
Njëri prej sulmuesve më të mirë në histori të ‘Los Blancos’, Benzema, i cili momentalisht po luan në radhët e Al-Ittihadit në Arabinë Saudite, mund të jetë duke luajtur sezonin e tij të fundit si futbollist profesionist.
Ani pse Benzema ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, ai po shfaq shenja që sugjerojnë se po e konsideron seriozisht këtë opsion.
Pasi kaloi një sezon të parë të vështirë, ku u përball me një valë kritikash, Benzema tashmë ka rikthyer formën e tij më të mirë.
Benzema ya medita la retirada y volverá al Madrid.
◾️ El francés no descarta que su adiós sea el próximo mes de mayo y no en 2026 como piensa el Al-Ittihad.
◾️ Ya pactó con el club blanco su regreso como embajador.@Sergiogom 🤝 @AlfredoMatillaG https://t.co/NFt7nzLAWO
— Relevo (@relevo) December 16, 2024
Ish-reprezentuesi francez është momentalisht golashënuesi më i mirë i skuadrës me 10 gola në 11 ndeshje dhe i dyti me më së shumti në kampionat së bashku me Cristiano Ronaldo (11) dhe Aleksandar Mitrovic (12).
Benzema mund të mbetet i përfshirë me klubin dhe ligën ndonëse në një rol tjetër, thënë më saktë në rolin e ambasadorit.
Sidoqoftë, planet afatgjate të Benzemas janë të lidhura me Real Madridin. Sipas raportimit, sulmuesi tashmë është pajtuar që të rikthehet atje në cilësinë e ambasadorit për regjionin e Arabisë.
Për më shumë, për Real Madridin, përfshirja e Benzemas me detyra ambasadore do të konsiderohet si një blerje strategjike.
Askush më mirë se Benzema nuk është i përshtatshëm për të përfaqësuar klubin në Arabi dhe të shërbejë si një figurë udhëheqëse në një treg me rritje të shpejtë të marketingut./Telegrafi/