Telegrafi

Benzema nuk e lejoi Balen ta gjuajë penalltinë e parë, por e la ta merrte të dytën

Një rast interesant ka ndodhur në ndeshjen Las Palmas-Real Madrid, ku dyshja e sulmit, Gareth Bale dhe Karim Benzema ishin dy protagonistët kryesor.

Zidane zgjodhi të pushojë Cristiano Ronaldon për udhëtimin në Las Palmas dhe kjo bëri që ekzekutuesi i penalltive të jetë i pacaktuar.

Kjo pakujdesi bëri që të krijohet një skenar ku Karim Benzema dhe Gareth Bale u ‘përplasen’ se kush do të merrte të godas penalltinë.

Lexo po ashtu Triumf bindës i Realit ndaj Las Palmas

Në minutën e 39 të ndeshjes, Mbretërve iu dha një penallti për një faull në Lucas Vazquez, pas së cilës sulmuesi francez shënoi për të dyfishuar epërsinë e Real Madridit në atë kohë.

Megjithatë, kamerat e mediumit BeIN Sports kanë kapur reprezentuesin e Uellsit që po i afrohej tek Benzema dhe kërkoi topin, por francezi e refuzoi atë.

Momenti kur Benzema vendosi ta gjuaj vet penalltinë!

Nuk kishte ndonjë shfaqje të madhe teatri në këtë rast, ashtu siç ishte rasti mes Edinson Cavanit dhe Neymarit më herët gjatë këtij sezoni.

Lexo po ashtu Cavani nuk është Messi, nuk e lejon Neymarin të gjuajë penalltinë ndaj Lyonit (Video)

Pastaj, kur Los Blancos iu dha penalltia e dytë, Benzema mori topin dhe ia dorëzoi vet atë shokut të tij, duke treguar se nuk është aspak egoist.

Bale shndërroi në gol penalltinë e dytë, të cilën ai e kishte fituar, duke shënuar golin e dytë personal në fitoren 0-3 të Real Madridit. /Telegrafi/