Telegrafi

Benzema në Stamboll për iftar (Foto)

Karim Benzema ka marrë pjesë në një iftar të organizuar nga qarku historik i Stambollit, Fatih.

Futbollisti francez i Real Madridit ka bërë iftar me ujë dhe është takuar me disa futbollistë që jetojnë në Stamboll.

Pjesëmarrja e Benzemas në iftarin e organizuar nga komuna Fatih në Stamboll (DHA Photo)

Iftari është organizuar në ambient të hapur, në afërsi të kompleksit historik Haseki, raporton Daily Sabah.

Lexo po ashtu Nusreti i famshëm e takon Benzeman dhe “ia afron thikën te qafa” (Foto)

Benzema e ka vizituar komunën Fatih me ftesë të bashkisë dhe është takuar me kryetarin e komunës, Mustafa Demir, i cili ia ka dhuruar një model të xhamisë Suleymaniye.

Dhurata e kryetarit të komunës Fatih, Mustafa Demir, për Benzeman

Për t’ia kthyer nderin, futbollisti e ka nënshkruar një fanellë të Real Madridit dhe ia ka dhuruar kryetarit të komunës.

Njëherësh, Benzema e ka vizituar edhe një ish-futbollist që është i paralizuar, si pasojë e një aksidenti komunikacioni para nëntë vitesh. /Telegrafi/

Vizita e Benzemas te futbollisti i paralizuar