Karim Benzema ka marrë pjesë në një iftar të organizuar nga qarku historik i Stambollit, Fatih.
Futbollisti francez i Real Madridit ka bërë iftar me ujë dhe është takuar me disa futbollistë që jetojnë në Stamboll.
Iftari është organizuar në ambient të hapur, në afërsi të kompleksit historik Haseki, raporton Daily Sabah.
Benzema e ka vizituar komunën Fatih me ftesë të bashkisë dhe është takuar me kryetarin e komunës, Mustafa Demir, i cili ia ka dhuruar një model të xhamisë Suleymaniye.
Për t’ia kthyer nderin, futbollisti e ka nënshkruar një fanellë të Real Madridit dhe ia ka dhuruar kryetarit të komunës.
Njëherësh, Benzema e ka vizituar edhe një ish-futbollist që është i paralizuar, si pasojë e një aksidenti komunikacioni para nëntë vitesh. /Telegrafi/