Telegrafi

Benzema kthehet aty ku e nisi – prezanton ‘Topin a Artë’ të fituar para fansave të Lyonit që e pritën në mënyrë madhështore

Para mbi 58 mijë shikuesve në stadiumin ‘Groupama’ , Karim Benzema me ‘Topin e Artë’ u prezantuar para tyre, para klubit ku mori hapat e parë.

Pas një videoklipi të shkurtër të transmetuar në ekranin gjigant duke rikthyer disa nga golat e tij më të bukur me Lyon, sulmuesi yll i Real Madridit dhe ekipit francez, që e kishte nisur në akademinë e Lyon që në moshën 9-vjeçare, hyri në fushën e “Grand Stade”.

Me xhinse dhe një xhaketë të bardhë, i shoqëruar nga gjashtë nga ish-edukatorët e tij në Lyonnais (Cyrille Dolce, Robert Valette, Guy Genet, Robert Duverne, Gérard Bonneau, Armand Garrido dhe Bernard Lacombe), ylli i futbollit francez, Benzema, morit topin e tij të artë dhe e ngriti në qiell.

Ai ka përshëndetur tifozët që ishin në Jugu dhe Veri, ata që njihen si më të zjarrtit.

Sulmuesi shihej që ishte i emocionuar para fansave të Lyonit, që si zakonisht ishin në numër të madh për të ndjekur skuadrën ndaj Nice.

Benzema së bashku me presidentin e klubit, Jean-Michel Aulas dhe Bernard Lacombe, u kthyen në vendin e tyre për të ndjekur pjesën e dytë të ndeshjes OL-Nice, e cila në fund u mbyll 1-1. /Telegrafi/