Karim Benzema beson se Vinicius Junior e meritonte të fitonte Topin e Artë.
Rodri, mesfushori i Manchester Cityt , është shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2024 nga France Football.
Anësori i Real Madridit , Vinicius Junior, përfundoi në vendin e dytë.
E sulmuesi francez ka thënë se ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridi, Vini Jr e ka merituar të fitonte Topin e Artë.
“Nuk dua të flas për France Football… Vinicius luajti një rol vendimtar në çdo ndeshje të sezonit kur fitoi Ligën e Kampionëve dhe askush nuk e meritonte Topin e Artë më shumë se ai”.
“Unë shikoj futboll dhe shoh se si ai bën gjëra që vetëm më të mirët mund t’i bëjnë. I dërgova një mesazh kur nuk e fitoi Topin e Artë, isha i trishtuar”, tha ish-sulmuesi i Real Madridit. /Telegrafi/