Telegrafi

Benzema: Kam realizuar tri ëndrrat që kam pasur në jetën time

Viti fantastik i Karim Benzemas u mbyll me fitoren e Topit të Artë në fillim të kësaj jave, dhe sulmuesi francez pranon se tani i ka përfunduar të gjitha objektivat apo ëndrrat që i ka vënë vetes si i ri.

Sulmuesi francez është hapur për arritjen, duke thënë se gjithmonë ka dashur të njihet si lojtari më i mirë në botë.

Megjithatë, ky nuk ishte qëllimi i vetëm që ai vendosi për veten e tij, pasi kishte tri ëndrra që synonte t’i realizonte dhe tani i ka arritur ato.

“Ka qenë sezoni im më i mirë sepse në fund mora Topin e Artë”, ka thënë fillimisht Benzema për Real Madrid TV.

“E kam ëndërruar që fëmijë, ka qenë sezoni më i mirë i jetës sime”.

Benzema me nënën e tij

“Kam përmbushur tre ëndrrat që kam pasur në jetën time: të blej një shtëpi për nënën time, të nënshkruaj për Real Madridin, sepse është klubi më i mirë në botë dhe e treta ishte Topi i Artë”.

“Jam shumë krenar për punën time”, përfundoi sulmuesi francez i Real Madridit. /Telegrafi/