Site icon Telegrafi

Benzema ka refuzuar dy oferta për t’u larguar nga Reali

Karim Benzema duke festuar golin (Getty Images)

Ashtu si gjatë verës, edhe tani në afatin kalimtar të janarit është përfolur shumë për një largim të mundshëm të Karim Benzemas nga Real Madridi.

Sipas Don Balon, sulmuesi ka refuzuar së fundi dy oferta për t’u larguar nga Los Blancos.

Lexo po ashtu Dhjetë futbollistët me klauzolat më të mëdha, Coutinho i fundit

Edhe pse Florentino Perez ishte i gatshëm të pranojë çfarëdo oferte që e shpie Benzeman larg Santiago Bernabeut, lojtari nuk pranoi.

Se kush janë klubet që ka refuzuar Benzema ende nuk është bërë e ditur, por mendohet se janë Arsenali dhe Paris Saint Germaini.

Në vend të francezit te Reali mendohej se do të vinte Mauro Icardi, klauzola e argjentinasit është 100 milionë euro.

Këtë sezon Benzema është paraqitur në 12 ndeshje si titullar dhe dy tjera si zëvendësues, në këto ndeshje ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar tri asistime.

Në nëntë sezone ish-sulmuesi i Lyonit ka shënuar 388 gola në 186. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=LJys98dHPwY

Exit mobile version