Real Madridi fitoi ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 3-0 në La Liga në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.
Los Blancos ishin më të mirë dhe në fund me meritë iu kthyen fitores në kampionat pas atij barazimi me Leganes.
Pjesa e parë ishte pa raste, Reali e mbajti me shumë topin, por mysafirët u mbyllën mirë në fazën mbrojte dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.
Vendasit e filluan pjesën e dytë më mirë, ishte Karim Benzema që shënoi në minutën e 47-të pas asistimit nga Marco Asensio. Francezi i disponuar në këtë lojë shënoi edhe dy herë në vazhdim (76′, 90′).
Pas kësaj fitore Real Madridi renditet në vendin e tretë me 64 pikë, kurse Bilbao në pozitën e shtatë me 46 pikë.
Në xhiron e ardhshme skuadra e Zinedine Zidanes luan ndaj Getafes, ndërsa baskët presin Leganesin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=SLAOwSaLQ7I