Karim Benzema e ka mbajtur premtimin që të prezantojë Topin e Artë para tifozëve të Lyonit në stadiumin “Groupama”.
Sulmuesi i Real Madridit ishte pjesë e ekipit francez në hapat e tij të ndritur, aty ku më pas shkoi në “Santiago Bernabeu”.
Benzema që e fitoi Topin e Artë këtë vit, para mbi 58 mijë tifozëve ka prezantuar çmimin më të madh individual për një lojtar.
Benzema @ Groupama Stadium in Lyon 🇫🇷 pic.twitter.com/m3A1cU2mM8
— 𝙃𝙌 𝙍.𝙈𝙖𝙙𝙧𝙞𝙙 𝙋𝙞𝙘𝙨 📸 (@RM_Pictures) November 11, 2022
Mirëpo, para ngjarjes, trofeu prestigjioz ka përfunduar në një vend që nuk ka të bëjë aspak me futbollin.
Gazetari i revistës “France Football”, Theo Troude dhe kryeredaktori Pascal Ferre, kanë vizituar burgun më të madh në Francë që ndodhet në Paris.
“E paharrueshme, prezantimi i Topit të Artë në burgjet e Fleury-Merogis dhe Reau, krahas Pacal Ferre. Takimi me të dënuarit do të botohet nesër në ‘France Football’”, ka shkruar Troude.
Kjo vizitë erdhi për arsye se trofeu i Topit të Artë u prezantua gjithashtu para të burgosurve, derisa do të krijohet si një lloj mini-dokumentari. /Telegrafi/
Inoubliable, la présentation du Ballon d’Or aux prisons de Fleury-Mérogis et Réau, aux côtés de @Pasferre. Rencontre avec les personnes détenues à lire demain dans France Football.
📸 : Baptiste Paquot / L’Équipe pic.twitter.com/7akpjrUyEJ
— Théo Troude (@TheoTroude) November 11, 2022