Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, dëshiron që ta transferojë sulmuesin Karim Benzema nga Real Madridi.
AS raporton se 30 vjeçari është synim i skuadrës ambicioze italiane.
Megjithatë, ekziston frika se kontrata prej 8.5 milionë euro në vit e frnacezit mund ta bëjë transferin që të dështojë.
Ndërkohë Reali pranon të bisedojë vetëm kur do të bëhet fjalë për një shumë prej 50 milionë eurosh.
Benzema prej kohësh nuk është më lojtari më i preferuar për sulmin madrilen.
Vendin e tij tashmë besohet se do ta zënë Harry Kane apo Robert Lewandowski.
/Telegrafi/