Karim Benzema dhe Victor Osimhen janë dy sulmuesit më efektiv në Evropë për muajin shtator, me nga gjashtë gola secili.
Sulmuesi i Real Madridit e ka gjetur rrjetën plot gjashtë herë në pesë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat gjatë këtij muaji.
Napoli e ka nisur për mrekulli sezonin 2021/2022 me gjashtë fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara, ndërsa nigeriani ka luajtur rol vendimtar në fitoret e skuadrës së Luciano Spallettit.
Vetëm në muajin shtator, Osimhen ka shënuar gjashtë gola në pesë ndeshje të zhvilluara me Partenopei në të gjitha garat.
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka realizuar pesë gola në vetëm tri takime, ashtu që ka përqindje më të mirë golashënuese në raport me minutazhin e lojës.
Sulmuesit më efektivë në Evropë gjatë muajit shtator:
Karim Benzema dhe Victor Osimhen (6 gola në 5 ndeshje)
Erling Haaland (5 gola në 3 ndeshje)
Christopher Nkunku (5 gola në 4 ndeshje)
Marcus Forss (4 gola në 1 game)
Jay Rodriguez (4 gola në 3 ndeshje)
Cristiano Ronaldo, Mattia Destro, Florian Wrtz, Mohamed Salah, Robert Leëwandowski (4 gola në 4 ndeshje)
Edin Dzeko dhe Wissam Ben Yedder (4 gola në 5 ndeshje)
/Telegrafi/