Telegrafi

Benzema bëhet lojtari më i vjetër që ka shënuar het-trik në histori të Ligës së Kampionëve

Heroi i Real Madridit, Karim Benzema, është bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar het-trik në Ligën e Kampionëve, duke e bërë këtë në fitoren e përgjithshme 3-2 në raundin e 16-të kundër Paris Saint-Germain të mërkurën.

Real Madridi ka arritur njërën nga përmbysjet më të mëdha në Ligën e Kampionëve, duke arritur ta eliminojë Paris Saint-Germain dhe ta siguroj çerekfinalen.

E gjithë kjo përmbysje erdhi falë një paraqitje të jashtëzakonshme nga sulmuesi francez, Benzema, i cili shënoi het-trik.

Lexo po ashtu Karim Benzema bën mrekullinë për Real Madridin, francezi shënon het-trik dhe dërgon mbretërit në çerekfinale

34-vjeçari shënoi golin e parë pas një gabimi të Gianluigi Donnarumma në minutën e 61-të përpara se të shënonte golin e dytë në minutën e 76-të dhe të kalonte ekipin e tij në avantazh me 3-1 në minutën e 78-të.

Pas kësaj fitore, Los Blancos kalojnë në çerekfinalen të Ligës së Kampionëve për të pestën herë në shtatë vjetët e fundit.

Lexo po ashtu Legjenda Karim Benzema: Kalon 308 golat e Di Stefanos te Real Madridi dhe 66 të Raulit në Ligën e Kampionëve

Me het-trikun e tij, Benzema e çoi totalin e tij në 67 gola të Ligës së Kampionëve për Real Madridin, një më shumë se Raul Gonzalez (66) dhe gjendet vetëm pas Cristiano Ronaldos (105) në historinë e kësaj gare.

Në moshën 34 vjeç e 80 ditë, Karim Benzema është bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar një het-trik në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, duke ia marrë ‘kurorën’ francezit Olivier Giroud. /Telegrafi/