Heroi i Real Madridit, Karim Benzema, është bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar het-trik në Ligën e Kampionëve, duke e bërë këtë në fitoren e përgjithshme 3-2 në raundin e 16-të kundër Paris Saint-Germain të mërkurën.
Real Madridi ka arritur njërën nga përmbysjet më të mëdha në Ligën e Kampionëve, duke arritur ta eliminojë Paris Saint-Germain dhe ta siguroj çerekfinalen.
E gjithë kjo përmbysje erdhi falë një paraqitje të jashtëzakonshme nga sulmuesi francez, Benzema, i cili shënoi het-trik.
34-vjeçari shënoi golin e parë pas një gabimi të Gianluigi Donnarumma në minutën e 61-të përpara se të shënonte golin e dytë në minutën e 76-të dhe të kalonte ekipin e tij në avantazh me 3-1 në minutën e 78-të.
Pas kësaj fitore, Los Blancos kalojnë në çerekfinalen të Ligës së Kampionëve për të pestën herë në shtatë vjetët e fundit.
Me het-trikun e tij, Benzema e çoi totalin e tij në 67 gola të Ligës së Kampionëve për Real Madridin, një më shumë se Raul Gonzalez (66) dhe gjendet vetëm pas Cristiano Ronaldos (105) në historinë e kësaj gare.
Në moshën 34 vjeç e 80 ditë, Karim Benzema është bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar një het-trik në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, duke ia marrë ‘kurorën’ francezit Olivier Giroud. /Telegrafi/
34 – At the age of 34 years and 80 days, Karim Benzema has become the oldest player to score a UEFA Champions League hat-trick, taking the mantle from Olivier Giroud. There were just 106 seconds between the Frenchman’s second and third goals this evening. Goosebumps. pic.twitter.com/XPcdhIAuAi
— OptaJoe (@OptaJoe) March 9, 2022