Telegrafi

Bentley sjell “Përbindëshin”

Bentley ka bashkëpunuar me kompaninë e zërimit “Monster” për të krijuar modelin “Monster by Mulliner”.

I prezantuar në Panairin e Elektronikës, “Monster by Mulliner” është i bazuar në modelin Continental GT V8 S” dhe ka një eksterier të zi me aksesorë të kuq.

Stili unikë vazhdon edhe në kabinë derisa modeli ka ulëset e lëkurës Beluga and Hotspur. Pasi është veturë e krijuar nga mjeshtërit e zërimit, “Monster by Mulliner” ka sistemin e zmadhuesve me 3,400 watt.

Motori i këtij modeli është biturbo 4.0-litra V8 me 521 kuajfuqi. Ka tetë shpejtësi automatike që shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrijnë për 4.3 sekonda.