Ndryshim i tërësishëm, 15 vjet pas lansimit për herë të parë
Modeli i lansuar si Continental Flying Spur më 2006, tashmë do të pësoi ndryshim të tërësishëm, transmeton Telegrafi.
Tani që janë bërë 15 vjet që nga prezantimi zyrtar, që në botën e automobilizmit është shumë gjatë, Bentley do ta do t’i bëjë ndryshime moderne dhe teknologjike.
Nëpërmjet pamjeve të shpërndara, është treguar vetëm pjesa e përparme e kësaj makine, si dhe emblema lëvizës, po jo më shumë.
Raportohet se modeli do të quhet vetëm Flying Spur, ndërsa do të lansohet diku rreth fundit të vitit. Nën kapak, pritet ta ketë të njëjtën platformë MSB, që Porsche e ka krijuar për modelin Panamera. /Telegrafi/