Telegrafi

Benteke aspak i kënaqur me trajtimin që po i bën Klopp

Sulmuesi i Liverpoolit, Christian Benteke, ka thënë se ai nuk është aspak i kënaqur me trajtimin që po i bëhet te Reds.

Belgu ka thënë se ai do vazhdon të bëjë maksimumin që të adaptohet me lojën e Jurgen Klopp, pasi dështon të jetë pjesë e Liverpoolit edhe në sezonin e ardhshëm.

“E di që ende nuk kam treguar vlerat e mia te Liverpooli, por besoj se ia ka vlejtur transferimi. Unë e meritoj këtë fanellë, por nuk kam ardhur këtu që qëndrojë në bankën rezervë”.

“Klopp me tha se kur ishte te Dortmundi më ka kërkuar, pak më vonë patëm fatin të jemi në një skuadër. Por, tani nuk e kuptoj faktin pse ai nuk më aktivizon”.

“Unë kam treguar se mund të shënoj, të bëj presion, të kombinoj. Por, do të vazhdoj të tregoj identitetin tim dhe të adaptohem me lojën e trajnerit”, ka thënë Benteke. /Telegrafi/