Përplasja e “surfistit” Alex Soto me një peshkaqen gjatë një gare në ujërat e Kabaretës në Republikën Dominikane, ka shokuar të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin videon.
Pamjet e filmuara me Go Pro, shfaqin Soton i cili po bëhej gati për lojërat 2019, dhe në një moment derisa lëvizte me shpejtësi të madhe përplaset me një peshkaqen, transmeton Telegrafi.
Por gjysmë ore më pas i riu nga Australia e ka kuptuar se ishte përplasur me një peshkaqen. Megjithatë edhe përkundër faktit që ra në ujë, ai arriti të largohet në një zonë më të sigurt që t’i shpëtojë dhëmbëve të mprehtë të peshkaqenit.
“Kurrë nuk kam parë peshkaqen, por tani që pashë jam i befasuar”, ka deklaruar Soto që ndihet me fat, pasi ka mundur ta pësojë edhe më keq. /Telegrafi/