Site icon Telegrafi

Bënte makijazh derisa po ngiste veturën në autostradë, krijon kaos në komunikacion (Foto/Video)

Një motoçiklist ka filmuar një grua, e cila po bënte makijazh derisa po ngiste veturën në korsinë e shpejtë të një autostrade.

Kjo grua është kapur duke bërë makijazh, derisa ishte pranë timonit të veturës Fiat 500 në një autostradë në Warrington, transmeton Telegrafi.

Motoçiklisti i cili e kishte filmuar dhe që e quan veten “Daily Commuter”, e kishte postuar videon në internet, pasi e kishte kuptuar se gruaja që po ngiste me shpejtësi të vogël veturën ishte duke bërë makijazh.

Ky veprim i saj i kushtoi shtrenjtë banorëve të këtij vendi, të cilët mbetën mbrapa saj, duke krijuar kolona të gjata kilometërshe. /Telegrafi/

Exit mobile version