Juventusi mund të jetë pa shërbimet e Rodrigo Bentancur për derbin e Italisë ndaj Interit.
Uruguaiani po vuna nga një problem në shpinë dhe është në dyshim të madh për duelin.
Ai ka qenë i rregullt në formacion për Massimiliano Allegrin në muajt e fundit, kjo për shkak të lëndimeve të Emre Can dhe Sami Khediras.
Sky raporton se i riu mund të mos jetë gati për duelin pasi po vuan nga një dëmtim në shpinë.
can pritet të jetë në skuadër dhe mund ta zëvënëdsojë atë, por nëse gjermani nuk do të jetë gati, Allegri mund të luajë me formacion 4-4-2.
Kjo do të thotë se njëri prej Paulo Dybalas ose Mario Mandzukicit do të qëndrojë në stol, me tjetrin që do të jetë partner i Cristiano Ronaldos në sulm. /Telegrafi/