Telegrafi

Bentancur: Kam studiuar lojën e Gerrardit dhe Lampardit

Mesfushori i Juventusit, Rodrigo Bentancur e ka pranuar se e bazon lojën e tij në dy ikona të Ligës Premier.

Bentancur, duke folur me mediumin La Stampa, u pyet për modelin që ai ndjek gjatë lojës, ndërsa nuk hezitoi të tregojë.

“Nuk kisha referenca për rolin tim. Në Uruguai, modeli im ishte Diego Forlan, një sulmues”, ka thënë fillimisht Bentancur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Rodrigo Bentancur

“Në anën e rolit tij, kam studiuar futbollistë evropianë si Frank Lampard , Steven Gerrard dhe Sergio Busquets”.

Bentancur foli gjithashtu edhe për luajtjen krahë për krahë me Cristiano Ronaldon.

“Ronaldo? E takova në Kupën e Botës në Rusi. Unë i thashë ‘Ciao’ dhe ai tha ‘Përshëndetje Rodrigo’. Nuk e di se si ai mund ta dinte emrin tim”.

“Disa javë më vonë ne ishim shokë në Juventus : ai është një kampion dhe model që duhet ndjekur, ai ka një dëshirë të jashtëzakonshme për të fituar”, përfundoi uruguaiani. /Telegrafi/