Site icon Telegrafi

Bennacer, objektivi kryesor i PSG-së

Ismael Bennacer (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germain e konsideron mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacer, si objektiv të tyre kryesor në tregun e transferimeve këtë verë.

Interesi për Bennacer nuk është maskuar asnjëherë dhe PSG tani po rrit ndjekjen e tyre për sezonin e ardhshëm.

Reprezentuesi 22-vjeçar i Algjerisë u ble nga Empoli në gusht të vitit 2019 për 16 milionë euro, por tashmë vlerësohet dyfishi i kësaj shume.

Lexo po ashtu Milani nuk është i interesuar ta shesë Bennacerin

Ekziston një klauzolë lëshimi në kontratën e tij me vlerë 50 milionë euro, por gjithashtu raportohet se nuk do të jetë aktive deri në qershor të 2021.

PSG është me nxitim, ata besojnë se Bennacer është çelësi për të rindërtuar mesfushën e tyre për të ardhmen dhe janë të gatshëm për të thyer bankën këtë verë.

Nuk do të jetë e lehtë, pasi kuqezinjtë tashmë kanë hedhur poshtë propozimet me vlerë 30 milionë euro dhe vazhdojnë ta konsiderojnë atë jashtë tregut. /Telegrafi/

Exit mobile version