Kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariq po qëndron në Kosovë ku po merr pjesë në “Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”.
Ajo dje është takuar me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
“Me një pritje të ngrohtë nga kryetari Përparim Rama, arrita në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ajo fillimisht pas arritjes në Prishtinë.
Në një tjetër postim të saj në platformën X ka shkruar për qëllimin e vizitës së saj.
Po prvi put i zvanično uspostavljene veze između Sarajeva i Prištine!
Na moje veliko zadovoljstvo, razgovarala sam sa @perparim_rama, gradonačelnikom najmlađeg glavnog grada u Evropi.
Cilj nam je povezati naše gradove i otvoriti brojne mogućnosti za saradnju u obostranom… pic.twitter.com/UOrADuWBxG
— Benjamina Karić (@BenjaminaKaric) April 15, 2024
“Për herë të parë, zyrtarisht vendosen lidhjet mes Sarajevës dhe Prishtinës… Kisha kënaqësinë e madhe të flas më Përparim Ramën, kryetarin e kryeqytetit më të ri të Evropës”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.
Ajo ka thënë se “qëllimi ynë është të lidhim qytetet tona dhe të hapim mundësi të shumta bashkëpunimi në interes të përbashkët. Pas pritjes, shëtitëm nëpër qendrën e Prishtinës, e cila magjeps me karakterin e njerëzve të saj”.
Uz srdačnu dobrodošlicu gradonačelnika Përparima Rame, stigla sam u Prištinu, glavni grad Republike Kosovo!
Slijedi bilateralni susret sa uvaženom predsjednicom, Nj.E. dr. Vjosa Osmani Sadriu, na čiji sam poziv uzela učešće i na Međunarodnom forumu žene, mir i sigurnost – „WPS -… pic.twitter.com/FDPo617uZY
— Benjamina Karić (@BenjaminaKaric) April 15, 2024
Kryetarja e Sarajevës sot ka folur në forum gjithashtu.
Sarajevo Mayor @BenjaminaKaric expresses sincere gratitude to Kosovo & Prishtina authorities for hosting her at #WPSRKS2024. Also thx @VjosaOsmaniPRKS for speaking out on behalf of adoption of UNGA Srebrenica Genocide res. Calls for closer BiH-Kosovo, Sarajevo-Prishtina ties. pic.twitter.com/PoBAG0nno8
— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) April 16, 2024
Ajo gjatë diskutimit ka shprehur mirënjohjen për institucionet e Kosovës e Prishtinës për pritjen e saj dhe ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për ndihmë me rezolutën për gjenocid ndaj Srebrenicës në OKB, që pritet të votohet së shpejti. /Telegrafi/