Site icon Telegrafi

Benjamin Kololli do të vazhdojë karrierën në Superligën e Japonisë

(Foto: Screenshot/Yalla)

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli thuhet se ka arritur marrëveshje transferimi me klubin japonez, Shimizu S-Pulse.

Ish-lojtari i Lausanne Sport dhe Zurichut, Kololli do të luajë në Japoni gjatë dy viteve të ardhshme.

Është mediumi i njohur RTN që ka konfirmuar një gjë të tillë për reprezentuesin e Kosovës.

Sipas këtij mediumi, 29-vjeçari i Kosovës nënshkroi me ekipin e Shimizu S-Pulse, i cili gjendet në vendin e tretë në Superligën e Japonisë.

Lajmi për arritjen e marrëveshjes së Kolollit me klubin japonez është konfirmuar edhe nga David Barras, menaxher i komunikimit i Ligës Zvicerane të Futbollit.

Kololli kishte luajtur për tre sezonet e fundit për FC Zurich, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe me Sion, Le Mont, Bienne, Young Boys dhe Lausanne. /Telegrafi/

https://twitter.com/srfsport/status/1415238613382610944

Exit mobile version